Ushtria ukrainase publikon videon teksa një predhë godet dhe shkatërron tankun rus

PUBLIKUAR

Autoritetet ukrainase kanë publikuar edhe një video teksa sulmohen pajisjet ushtarake ruse.

Ushtria e Ukrainës ka publikuar pamjet e asaj që thotë se është një goditje ndaj një tanku rus nga Brigada e 25-të e Veçantë Ajrore Sicheslav.

E publikuar krahas muzikës së zhurmshme, tanku shihet teksa e përfshinë zjarri dhe e mbulon tymi i zi pas goditjes me top.

Theksojmë se Ukraina ka bërë të ditur se ka vrarë deri më tani mbi 13 mijë ushtarë, ka shkatërruar më shumë se 400 tanke, si dhe dhjetëra aeroplanë e helikopterë.

Ndryshe, të dhënat vijnë në ditën e 20-të, kur ukrainasit po vazhdojnë të përballen me agresionin rus. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...