Scholz: Ekonomia gjermane e kërcënuar nga lufta në Ukrainë

PUBLIKUAR

Lufta në Ukrainë, e shoqëruar me sanksionet kundër Rusisë, përbën një kërcënim për ekonominë gjermane, ka thënë kancelari gjerman Olaf Scholz, në një konferencë të përbashkët për shtyp me mbretin jordanez Abdullah II.

“Ne duhet të kuptojmë shumë mirë se kjo luftë në Ukrainë sjellë edhe sfida për ne në lidhje me pasojat ekonomike të sanksioneve”, tha Scholz, të martën në Berlin.

“Ne duhet të sigurohemi që ekonomia të jetë në fazë të mirë në këto kohë të vështira,” shtoi ai.

Gjermania ka ekonominë më të madhe në Evropë.

Scholz dhe Mbreti Abdullah dënuan luftën në Ukrainë dhe i bënë thirrje presidentit rus Vladimir Putin “të ndalojë menjëherë të gjitha operacionet luftarake dhe të tërheqë trupat e tij pushtuese”, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...