Rusisë i bllokohet gjysma e rezervës së saj financiare

PUBLIKUAR

Rusia tashmë ka humbur qasjen në pothuajse gjysmën e rezervave të saj financiare pas vendosjes së sanksioneve nga vendet perëndimore.

Sipas ministrit rus të Financave, Anton Siluanov vendi ka humbur qasjen e 300 miliardë dollarëve nga 640 miliardë dollarë që ka vendi.

“Vëllimi i përgjithshëm i rezervave tona është rreth 640 miliardë dollarë dhe rreth 300 miliardë janë të bllokuara dhe ne nuk mund t’i përdorim ato tani”, tha Silaunov, përcjell Telegrafi.

 

Ai ka shtuar se borxhet ndaj vendeve jo-miqësore do të shlyhen me rubla.

“Borxhet ndaj vendeve jo-miqësore të Rusisë do t’i paguajmë me ekuivalentin e rublës”, ka shtuar ai.

Kujtojmë se pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë, rreth 300 korporata perëndimore janë larguar nga Rusia. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...