Ukraina thotë se ka rrëzuar katër aeroplanë rusë

PUBLIKUAR

Forcat e armatosura ukrainase pretendojnë se kanë rrëzuar katër aeroplanë rusë në një ditë të vetme.

Në një përditësim të postuar në mediat sociale, Ukraina tha se kishte shkaktuar “goditje shkatërruese” në bazat fushore dhe magazinat ruse në orët e fundit, përcjell Telegrafi.

Aty është thënë se kjo do të “prish sistemin e mbështetjes logjistike të armikut në territoret e Ukrainës të pushtuara përkohësisht nga pushtuesit”.

Ndërkohë, Ukraina pretendoi se kishte shkatërruar katër aeroplanë rusë, tre helikopterë dhe shumë “mjete ajrore pa pilot” në 24 orë.

Përditësimi shtoi se Rusia “nuk pati sukses të rëndësishëm” në ofensivën e saj të dielën, me “përpjekjet kryesore” të Moskës të fokusuara në “konsolidimin dhe ruajtjen e kufijve të pushtuar më parë”.

Ukraina tha se Rusia kishte përdorur infrastrukturën civile, duke përfshirë objektet fetare, për të “pajisur pozicionet e qitjes, vendosjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...