Zelenskiy shkon në spital për t’i vizituar ushtarët e plagosur

PUBLIKUAR

Zyra e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy ka njoftuar se kreu i shtetit ka shkuar në spitalin ushtarak për t’i vizituar ata që u plagosën duke luftuar kundër forcave ruse, përcjell Gazeta Express.

Në këtë spital, Zyra e Zelenskiyt thotë se po trajtohet personeli ushtarak që u plagosën në rajonin e Kyivit.

 

“Kreu i Shtetit akordoi medalje ushtarake për kurajon dhe përkushtimin”, njoftoi zyra e presidentit ukrainas, duke shtuar se ai i ka shprehur mirënjohje edhe stafit të spitalit për punën shembullore në kushte të vështira.

Zelenskiy po ashtu foli me menaxhmentin e spitalit për nevojat e kësaj qendre dhe masat e veçanta të marra gjatë luftës.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...