“I bëjë thirrje qytetarëve të jenë të qetë. Vlerësojmë se ky akt nuk ishte drejtuar kundër Kroacisë. Ky është një incident dhe duhet t’i shqyrtojmë çështjet procedurale. Kjo fluturake ka madhësinë e një aeroplani që peshon mbi 6 tonelata që u rrëzua në Zagreb”, shtoi presidenti kroat.
I pari i shtetit kroat ka theksuar se radarët e kishin detektuar fluturaken, por që nuk kanë mundur të bëjnë asgjë pasi ishte kohë shumë e shkurtër.
“Kam biseduar sot me kryeministrin. Po zhvillohen hetimet, ku janë të përfshira edhe shërbimet e inteligjencës, e deri më tani kemi mësuar se fluturakja ka ardhur nga Ukraina dhe është rrëzuar në Kroaci pasi ka mbetur pa karburant”, ka thënë ndër tjera Millanoviq.
Është theksuar se fluturakja ka humbur kontrollin, por që sipas tij është e pakuptimtë sesi një fluturake jo edhe aq e sofistikuar, të mund të ketë kaluar disa orë mbi vendet anëtare të NATO-s dhe askush të mos e vërej. /Telegrafi/