Aeroplanët luftarakë në qiell, “Mesazhi” i NATO-së pasi Rusia kërcënoi Suedinë

PUBLIKUAR

Faqja zyrtare e NATO-së për Komandën Ajrore në llogarinë në “twitter” ka publikuar fotografinë e disa aeroplanëve luftarakë të Danimarkës dhe Suedisë, teksa shihen duke bërë ushtrime, raporton Gazeta Express.

Nga NATO, thonë se trajnime të tilla janë jetike për partnerët e NATO-së dhe për aleatët.

 

“Ky trajnim është jetik, kështu që pilotët aleatë dhe partnerë të NATO-s kanë njohuri për aftësitë e njëri-tjetrit duke siguruar kohezion më të mirë në operacionet e ardhshme”, thuhet në publikimin e NATO-së.

Ndërkohë në thurjet poshtë këtij shkrimi janë përdorur “NATO, Sigurojmë qiejt, më të fortë së bashku”.

Kujtojmë se ditë më parë Rusia ka kërcënuar Suedinë dhe Finlandën në rast se këto dy shtete do të bënin përpjekje për t’u anëtarësuar në NATO./GazetaExpress/

 

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...