Kush po formon parti shqiptare në Maqedoni?

PUBLIKUAR

Maqedoni

Ekziston disponimi, hapësira dhe dëshira për tu formuar një parti e re politike shqiptare në Maqedoni, por se deri më dani askush nuk pranon publikisht se punohet në këtë drejtim.

Mediat vendore kanë transmetuar lajmin se pritet formimi i një partie të re politike shqiptare, ku do të përfshihen kryetari i rebeluar i Strugës, Ziadin Sela, disa publicistë e intelektual, mirëpo deri më tani nuk ka shenja në këtë drejtim etj.

Zijadin Sela thotë se, qëllimi i tij nuk është themelimi i një partie të re por reformimi i Partisë Demokratike shqiptare.

“Pozicionet e mia janë të qarta. Unë punoj për reformimin e PDSH-së, ajo që është shumë e rëndësishme është që Thaçi të largohet nga pozicioni i liderit, që të fillojë demokratizimi i partisë (PDSH-së). Kjo do të çonte edhe në demokratizimin e shoqërisë. Jam duke punuar që PDSH-ja të shndërrohet në një opsion politik të hapur për të gjithë shqiptarët e Maqedonisë, që do të jetë e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha partitë opozitare shqiptare”, ka deklaruar Sela për gazetën Utrinski Vesnik.

Ndërkaq, analisti dhe ish-politikani, Ismet Ramadani thotë se, ai nuk është pjesë e asnjë iniciative për formimin e një partie të re shqiptare në Maqedoni.

Megjithatë, ai është i bindur se një lëvizje e tillë intelektuale është më se e nevojshme në Maqedoni.

“Partia e re duhet në mënyrë drastike të dalloj nga BDI dhe PDSH. Atë duhet të udhëheqin njerëz të rinj, të cilët nuk kanë bagazh dhe të kaluar në politik. Platforma e tyre duhet të bazohet në luftën kundër kriminalitetit politik të dy strukturave politike, për nja status më ndryshe të shqiptarëve, jetë më të mirë si dhe zhvillim ekonomik”, ka deklaruar Ramadani.

Eksperimente me formimin e partive të reja kanë bërë shumkush duke menduar se ata janë “Mesiet”, ( shpëtimtarët e dërguar). Mirëpo, për fat të keq, shumë shpejt janë shuar dhe heshtur.

Analisti dhe gazetari Mehmet Latifi thotë se, shpresat për një parti të re shqiptare në Maqedoni janë të kota.

“Çfarë partie do të formosh me të njëjtin elektorat, me të njëjtin popull që gjatë këtyre 20 e sa vjetëve e votoi PPD-në, Partine Popullore, PDSH-në, PR-në, PRUP-in, ADSH-ne, BDSH-në, RDK-në DR-në e sa e sa të tjera që tashmë nuk figurojnë në hartën e partive politike dhe po i njëjti elektorat, i njejti popull i kënaqur e i pakënaqur e votoi Kiro Gligorovin, …e votoi Boris Trajkovskin…e votoi Branko Crvenkovskin…e votoi dy here Gjorgje Ivanovin….dhe rrjedhimisht, me këtë të njëjtin popull nuk mund të formohet parti politike pos nëse nuk sjellin ndonjë popull tjetër nga Kina, Avganistani, Pakistani, Korea…e nëse kjo ndodhë atëhere ka të ngjarë që mund të formohet një subjekt i ri politik, por ama, me të njëjtin popull të formosh 100 parti dhe asnjëra të mos përmbushe apetitet, nuk besoj se do të ketë bereqet”, deklaroi Latifi. (INA)

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...