Ukraina shpalos dëmet e shkaktuara nga Rusia

PUBLIKUAR

Këshilltari i presidentit ukrainas, Mikhail Podoliak, ka shpalosur të dhënat e fundit në dëme të shkaktuara nga granatimet ruse.

Sipas tij, Rusia ka shkatërruar dhe dëmtuar 202 shkolla, 34 spitale dhe mbi 1500 ndërtesa banimi.

Ai gjithashtu ka thënë se mbi 900 vendbanime janë plotësisht pa rrymë, ujë dhe ngrohje.

Më herët u publikuan edhe të dhënat e dëmëve të shkaktuara në kampin rus, gjtihnjë nga Ukraina.

Sipas raportit të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, deri më tani forcat e mbrojtjes ukrainase kanë vrarë 11 mijë ushtarë rusë, ndërsa në arsenalin ushtarak i kanë shkaktuar këto dëme: 46 aeroplan bombardues, 68 helikopter, 290 tanke, 60 cisterna, 7 aeroplan spiun, 999 mjete të blinduara të llojeve të ndryshme, 117 copa artilerie, 50 pajisje të sistemit të shumëfishtë raketor, 454 automjete transportuese ushtarake, 3 anije luftarake, 23 pajisje të sistemit kundër avionëve.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...