Granatime të tjera ruse në Mykolaiv të Ukrainës

PUBLIKUAR

Ka pasur raporte për bombardime të reja ruse në qytetin port jugor të Mykolaiv.

Zyrtarët e qytetit ende nuk kanë komentuar mbi raportet, por media lokale “News-N” tha se granatimet filluan rreth orës 05:00 me orën lokale, përcjell Telegrafi.

Dhe një video e postuar nga reporteri i New York Times, Michael Schwirtz, të cilën mund ta shikoni më poshtë, dukej se tregonte qiellin e natës duke ndriçuar me shpërthime.

 

Schwirtz shkroi në Twitter se granatimet duket se janë të përqendruara në periferinë lindore të qytetit.

Sulmi i ripërtërirë vjen një ditë pasi forcat ukrainase zmbrapsën një sulm rus në qytetin me 476,100 banorë dhe rimorën aeroportin lokal. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...