A është vërtet i mirë alkooli pas një vakti për tretjen?

PUBLIKUAR

Kur njerëzit mendojnë se kanë ngrënë tepër, shumica pinë një gotë raki, të bindur se alkooli do të pastrojë stomakun

Ekspertët theksojnë se është akoma më mirë të mos pini raki pas një vakti.

Alkooli përfundimisht nuk ka efekt tretës dhe fjala është për një mit të zakonshëm, transmeton Telegrafi.

Hulumtimi i Spitalit Universitar në Cyrih është marrë me këtë temë dhe ka arritur të konstatojë se është e vërtetë. Domethënë, pas konsumimit të djathit tradicional zviceran fondue, i cili shërbehej me verë të bardhë ose çaj të kuq, të anketuarit kanë pirë një herë raki dhe herën e dytë ujë.

Rezultati i hulumtimit: alkooli ngadalëson tretjen, dhe kjo vlen si për verën e bardhë ashtu edhe për rakinë.

Për ditë të tëra, kur të anketuarit pinin çaj ose ujë, ata tresnin një vakt të pasur shumë më shpejt sesa me pije alkoolike.

Kjo solli në përfundimin se rakia “nuk e pastron stomakun” fare.

“Nuk ka asnjë provë shkencore që rakia ka vërtet efektin e dëshiruar. Efekti i perceptuar që alkooli pastron stomakun ka më shumë gjasa për faktin se ka një efekt të lehtë narkotik. Kjo redukton ndjenjën e pakëndshme të ngopjes”, tha Antje Gahl, zëdhënëse e Shoqatës Gjermane të Ushqimit (DGE).

Përveç kësaj, alkooli mund të stimulojë prodhimin e acidit të stomakut, si dhe të parandalojë zbrazjen e organeve të tretjes. Sipas Antje Gahl, stërvitja në fakt stimulon tretjen. Çaji bimor mund të ndihmojë edhe kundër ndjenjës së pakëndshme. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...