Serbët në Mal të Zi dhe Serbi mbajnë tubime në mbështetje të Rusisë – nuk e lënë pa e përmend edhe Kosovën

PUBLIKUAR

Derisa ukrainasit po përballen me një agresion të tmerrshëm nga Rusia, vende të shumta botërore kanë vazhduar të dënojnë një aksion të tillë të Putinit.

Por ka disa – edhe pse janë shumë pak vende – njerëz në të cilat janë duke shprehur mbështetje për një agresion të tillë.

Dhe këta njerëz janë edhe serbët në Mal të Zi dhe Serbi.

 

Sipas mediave në Mal të Zi, sonte, disa qindra qytetarë u mblodhën në qendër të Bijelo Polje për të dërguar një mesazh mbështetjeje për Rusinë, përcjell Telegrafi.

Po sipas mediave atje, qytetarët e mbledhur mbanin flamujt e Rusisë dhe Serbisë.

Qytetarët e mbledhur brohorisnin “Rusi, Rusi”, Krimea është Kosovë, “Kosova është Serbi”.

Mitingje në mbështetje të Rusisë u mbajtën më parë në Nikshiq, Podgoricë dhe Tivar.

Ndërkohë, siç edhe mund të shihet në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale, edhe sonte, në Beograd po zhvillohen protesta pro-ruse.

 

Pikëpamjet politike të shumë njerëzve në Serbi janë formuar nga tabloidet e afërta me Vuçiqin, të cilat i kanë bërë jehonë pikëpamjes së Moskës për luftën në Ukrainë, me një nga titujt që thoshte “Ukraina sulmoi Rusinë!” në ditën e parë të pushtimit.

Ndryshe, Rusia i quan veprimet e saj një ‘operacion special’ i krijuar jo për të pushtuar territore, por për të shkatërruar aftësitë ushtarake të fqinjit të saj.

Vuçiq ka thënë se vendi është “nën presion të madh për të harmonizuar politikën e tij të jashtme me atë të Bashkimit Evropian, të cilit synon t’i bashkohet”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...