Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka reaguar pas deklaratës që Putin bëri në telefonatën me kancelarin gjerman, Olaf Scholz ku tha se po shtoheshin mercenarët nga Shqipëria, Kosova dhe Kroacia që po shkonin të luftonin ndaj trupave ruse.
Kim tha se kjo ishte një lloj gënjeshtre e krijuar nga Putin për të tërhequr vëmendjen nga sulmet që Rusia po bën ndaj Ukrainës.
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim:
Fushata ruse e dezinformimit është në mbingarkesë. Këto janë gënjeshtra të krijuara për të mbjellë dyshime dhe për të hequr vëmendjen nga e vërteta, që është se Rusia ka pushtuar Ukrainën, se Rusia është e përfshirë në një sulm të paramenduar, të paprovokuar, të pajustifikueshëm ndaj një kombi tjetër sovran.
Russian disinformation campaign is in overdrive. These are lies designed to sow doubt & distract from the truth, which is that Russia has invaded Ukraine, that Russia is engaged in a premeditated, unprovoked, unjustifiable assault of another sovereign nation. https://t.co/77KaoUIWoT
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) March 4, 2022


