Demaskohen grafitet e propagandës serbe në Lipjan, reagime nga Prishtina, Çitaku: Mësojini agjentët tuaj ta shkruajnë drejt UÇK

PUBLIKUAR

Në ditën kur raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, po qëndron në Kosovë, dikush është përkujdesur që të propagandojë kundër Kosovës, duke shkruar grafitet “UQK”  në muret e shtëpive në një fshat me banorë serbë afër Lipjanit.

Grafitet e shkruara u bënë lajm në mediat serbe, por autori i grafiteve duket se nuk ishte njohës i mirë i gjuhës shqipes, sepse akronimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) e shkroi gabim “UQK”.

Pavarësisht se krejt kjo është veç një metodë e propagandës serbe, kjo nuk e ka penguar drejtorin e Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, që ta marr si shkas për ta sulmuar eurodeputeten Cramon, shkruan Telegrafi.

Ai përmes një postimi në Twitter, ka pyetur “A është Viola von Cramon e vetëdijshme se serbët në Kosovë dhe Metohi ende zgjohen nga kërcënimet e UÇK-së terroriste?”

“Kështu e ruan paqen dhe stabilitetin në Kosovë e Metohi Albin Kurti juaj? Për sa kohë Viola von Cramon planifikon të shtiret si injorancë ndaj sulmeve të përditshme ndaj serbëve?”, ka shkruar Petkoviq.

Ndaj, sulmeve të Petkoviqit kanë reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku dhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Liza Gashi.

Çitaku, reagimin e Petkoviqit e ka quajtur të turpshëm.

“O Zot. Ndalo këtë. Është e turpshme.

Së paku duhet t’i kishit mësuar agjentët tuaj të shkruanin saktë UÇK-në”, ka shkruar ajo.

Ndërsa, Pacolli tha se me grafitet e shkruara shteti serb po bën provokime tensionuese atje ku jetojnë serbët në Kosovës.

“Herën tjetër kur të provoni të vini në skenë diçka si Panda përsëri në Kosovë, të paktën mësoni të shkruani UÇK, nuk është UQK. Dëshmi se si shteti serb po organizon provokime tensionuese në lokalitetet ku jetojnë serbët e Kosovës. E ulët dhe turpshme, turp. Mendësia e Millosheviqit!”, ka shkruar Pacolli në Twitter.

 

Zv.ministrja e Punëve të Jashtme, Liza Gashi, përmes një postimi në Twitter ka thënë se “përhapja e narrativave të modifikuara nga Serbia kundër UÇK-së nuk është asgjë e re”.

“Përhapja e narrativave të modifikuara nga Serbia kundër “UÇK”-së nuk është asgjë e re. Provokimet e tyre të vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës duket se është një mendësi e shumë qeveritarëve të tyre. Propagandë!”, ka shkruar ajo.

 

Grafitet e sotme në shtëpitë e serbëve janë vetëm një përsëritje e propagandës serbe, që ndodhte edhe në të kaluarën, sa herë në  Kosovë vinte për vizitë ndonjë diplomat i huaj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...