Nënkryetari Komunës së Lipjanit, Diamant Bytyqi ka pritur sot Ambasadorin e OSCE në Kosovë Michael Davenport ku dhe ka pranuar donacionin me paisje teknologjike me qëllim te avancimit profesional si dhe ngritjes së cilësisë së mësimnxënieës nga ana e fëmijëve te cilët marrin shërbime edukative në kuadër të këtyre qendrave mësimore, njofton Komuna
Me këtë rast nëkryetari Diamant Bytyqi ka falënderuar ambasadorin Michael Davenport dhe Misionin e OSBE-së në Kosovë për mbështetje duke thënë se këto paisje do të ndikojnë pozitivisht tek nxënësit e këtyre qendrave.
Nga ana tjetër, Ambasadori OSCE Michael Davenport tha se është i lumtur që këto paisje po dhurohen në Lipjan, duke falënderuar edhe Komunën e Lipjanit për bashkëpunimin e treguar.







