Zelensky: Shpërthimi i centralit bërthamor mund të ishte si gjashtë Çernobilë

PUBLIKUAR

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se sulmi rus në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhya mund të kishte shkaktuar shkatërrim të barabartë me “gjashtë Çernobilë”.

Ai filloi një fjalim televiziv me: “Njerëz të Ukrainës! Ne i mbijetuam natës që mund të kishte ndaluar rrjedhën e historisë – historia e Ukrainës, historia e Evropës.”

Ai tha se Rusia e dinte se çfarë po bënte kur goditi predha direkt në stacion dhe e quajti atë një akt “terrori në një nivel të padëgjuar”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Duke iu drejtuar popullit rus ai thotë: “Si është e mundur kjo? A nuk i luftuam së bashku pasojat e katastrofës së Çernobilit në 1986?”

Ai u kërkon atyre që “të dalin në rrugë dhe t’i thonë qeverisë tuaj se ju dëshironi të jetoni”.

Zelensky thotë se është në kontakt me liderët botërorë, të cilët tha se ishin “të tronditur” nga zhvillimet rreth uzinës.

Ai gjithashtu po bën thirrje për një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë dhe sanksione kundër një “shteti terrorist bërthamor”.

“Rrezatimi nuk e di se ku është Rusia. Rrezatimi nuk di për kufijtë e vendit tuaj.”

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...