Vazhdon aksioni “Brezovica”, bastisen 12 lokacione në Prishtinë, Ferizaj, Lipjan e Skenderaj

PUBLIKUAR

Prokurori i rastit “Brezovica”, Rasim Maloku, ka konfirmuar për Gazetën Express vazhdimësinë e këtij aksioni edhe gjatë ditës së sotme.

Prokurori Maloku tha për Gazetën Express se aksioni është duke vazhduar dhe deri më tani janë kontrolluar 12 lokacione.

“Operacioni s’ka përfunduar ende, po ndodh në 12 lokacione. Në Prishtinë, Ferizaj, Lipjan, Skenderaj etj”, tha prokurori Maloku për Gazetën Express.

Ai tha se nuk mund të konfirmojë nëse ka arrestime, pasi tha se brenda pak minutash Prokuroria Themelore e Ferizajt do të dalë me një komunikatë për media.

Në aksionin e parë të njohur si “Brezovica”, në muajin dhjetor të vitit të kaluar, ishin arrestuar 10 persona në mesin e tyre edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq.

Aksioni kishte vazhduar edhe në janar të këtij viti me ç’rast kishte rezultuar me arrestimin e shtatë personave.

Të arrestuarit dyshohen kryesisht për veprat penale, keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe marrje e dhënie të rryshfetit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...