Gjukanoviq: Vuçiqi si Millosheviqi, po e shkatërron stabilitetin e rajonit

PUBLIKUAR

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka vlerësuar sot se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po përpiqet të prezantohet me projektin e Ballkanit të Hapur si faktor i bashkëpunimit rajonal dhe se ai në fakt është “një njeri që e shkatërron sovranitetin e vendeve fqinje dhe stabilitetin rajonal”, përcjell Gazzeta Express.

Në një intervistë për televizionin MCN, Gjukanoviq tha se alternativat rajonale janë gjithmonë të mirëseardhura “sepse ato janë një terren testimi për bashkëpunim”, por se Mali i Zi e ka një rezervë për “Ballkanin e Hapur”.

Ai tha se ka edhe nisma të tjera si Procesi i Berlinit, e cila “hap perspektiva të rëndësishme për lidhjen e rajonit dhe lidhjet infrastrukturore me BE-në”.

“Tani po tentohet që Ballkani i Hapur të paraqitet si alternativë. Ne e shikojmë me rezervë në Mal të Zi. Shumica e ideve të iniciuara nga OB tashmë janë të përfshira në iniciativa të tjera, duke filluar me Procesin e Berlinit, CEFTA… Është e arsyeshme që ne të mos i shumëfishojmë iniciativat por t’i përdorim kapacitetet e tyre, veçanërisht ato nën patronazhin e Berlinit dhe Brukselit”, tha Gjukanoviq.

Një arsye tjetër pse ai e shikon me rezerva nismën e Ballkanit të Hapër është se “ajo ofrohet si një lloj alternativë ndaj Bashkimit Europian”, dhe “jokredibiliteti i disa prej personave që e promovojnë këtë nismë”.

Në këtë kontekst, Gjukanoviq tha se ai e ka fjalën kryesisht për Vuçiqin.

Gjukanoviq thotë se Vuçiq, “i cili po përpiqet të paraqitet si faktor i bashkëpunimit rajonal, është i njëjti njeri që po e shkatërron sovranitetin e vendeve fqinje dhe po e shkatërron stabilitetin e rajonit”.

“Sipas të njëjtës formulë si Millosheviqi, ai thoshte se serbët në rajon janë të rrezikuar, se ai është i thirrur t’i mbrojë të drejtat e serbëve në vendet fqinje, duke filluar nga Mali i Zi, duke rrezikuar sovranitetin e tij dhe duke rrezikuar stabilitetin e Ballkanit”, tha presidenti malazez.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...