Sekretari britanik-NATO-s: Mos e bëni këtë gjë, mund ta çojë gjithë Evropën në luftë

PUBLIKUAR

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, në një bisedë për BBC, ka thënë se Rusia do ta ketë shumë të vështirë që të futet në qytetet kryesore të Ukrainës duke pasur parasysh rezistencën e forcave ukrainase dhe civilët të cilët përballen me forcat ruse me çfarëdo mjeti që kanë në dispozicion, shkruan Express.

Wallace tutje ka thënë se është pjesë e doktrinës ushtarake ruse që të tentohet rrethimi i qendrave të mëdha urbane dhe të bombardojë “pa dallim”.

 

Megjithatë Wallace thotë se madhësia gjeografike e Ukrainës dhe popullsia prej 44 milionësh e bën pushtimin nga Rusia “shumë të vështirë”.

Sekretari britanik gjithashtu ka thënë se nuk është ide e mirë që NATO-ja të krijojë një “no fly zone”, për shkak se çfarëdo shkelje potenciale nga Rusia “mund të çojë në një luftë në të gjithë Evropën”./GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...