Rusia intensifikon sulmet ndaj zonave urbane të Ukrainës

PUBLIKUAR

Rusia bombardoi të martën një kullë televizive në kryeqytetin e Ukrainës dhe lëshoi raketa mbi qytetin e Kharkivit duke intensifikuar bombardimet ndaj zonave urbane të Ukrainës. Ky zhvillim po shihet si një ndryshim taktike ushtarake nga ana e Moskës pas ngecjes së një sulmi që ka hyrë në ditën e gjashtë të tij.

Një zyrtar amerikan tha se një autokolonë ruse e blinduar, disa kilometra e gjatë, e cila i është drejtuar kryeqytetit të vendit, Kievit, nuk ka bërë asnjë përparim në 24 orët e fundit. Ajo kishte ngecur në vend për shkak të problemeve logjistike, mungesës së karburantit dhe ushqimeve, si dhe ndoshta ishte ndaluar për të rivlerësuar taktikat ushtarake.

Ministria ruse e mbrojtjes u kërkoi banorëve të Kievit të largohen dhe tha se do të godiste disa zona të cilat nuk i specifikoi, që përdoren nga shërbimet e sigurisë dhe të komunikimit të Ukrainës.

Duke folur në Kiev në një kompleks qeveritar nën masa të rrepta sigurie, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se Rusia duhet “së pari të ndalojë bombardimin e njerëzve” përpara se bisedimet e paqes të mund të shënojnë ndonjë përparim.

Zoti Zelenskiy, bisedoi të martën në telefon për 30 minuta me Presidentin amerikan Joe Biden. Ai tha se breshëritë e artilerisë në qytetin lindor të Kharkiv-it përbënin “terrorizëm shtetëror”.

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Biden dhe zoti Zelenskiy diskutuan rreth intensifikimit të sulmeve nga ana e Rusisë në zonat ku jeton popullsia civile. /VOA

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...