Zelensky para Evropës: Nuk mund t’ju them mirëdita, kjo mund të jetë dita e fundit për disa

PUBLIKUAR

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u është drejtuar pa përshëndetje eurodeputetëve, të cilët e kanë pritur me duartrokitje. Kjo e sotmja nuk është ditë e mirë, tha ai, transmeton Gazeta Express.

Zelensky po u adresohet deputetëve të Parlamentit Evropian, përmes një lidhjeje direkte nga Ukraina, ku po qëndron gjatë gjithë kohës, prej se vendi i tij është sulmuar nga forcat ruse.

Presidenti ukrainas fjalimin e tij e nis pa përshëndetje.

“S’mund të them mirëmëngjesi, ose mirëdita, ose mirëmbrëma. Sepse kjo nuk është ditë e mirë. Për disa njerëz, është dita e fundit”, ka thënë Zelensky.

Ai ka thënë se ukrainasit po paguajnë çmim të lartë për liri.

Ukraina po kalon momente të rënda të luftës në këto 24-orët e fundit. Qyteti i dytë më i madh i saj, Kharkivi, që nga ukrainasit konsiderohet si historik, është cak e sulmeve të njëpasnjëshme sot dhe dje. Aty janë vrarë qindra njerëz, përfshirë edhe 70 ushtarë ukrainas /

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...