Nga Parlamenti i Ukrainës kanë njoftuar se u është marrë parasysh dhe u është pranuar aplikimi për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, me procedurë të përshpejtuar, transmeton Gazeta Express. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të flasë sot para eurodeputetëve. Kuvendi atje njofton se është pranuar edhe dokumenti i nënshkruar nga Presidenti, për anëtarësim në BE. “Sot, me 1 mars, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do t’u adresohet deputetëve të Parlamentit Evropian”. “Aplikacioni i nënshkruar për hyrjen e Ukrainës në BE, me procedura të përshpejtuara, u pranua dhe u mor parasysh. Fjalimi i Presidentit do të transmetohet me video”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga faqja zyrtare e Parlamentit të Ukrainës në Twitter. Zelensky, i shoqëruar nga kryeministri ukraianas, nënshkroi dje aplikimin për anëtarësim, derisa ekipi i tij po negocionte me ekipin e Rusisë në kufi të Bjellorusisë. Ukraina, në gjendje lufte, i ka intensifikuar kërkesat e saj për afrim me Perëndimin, duke kërkuar anëtarësim në NATO dhe BE. /Express/

PUBLIKUAR

Nga Parlamenti i Ukrainës kanë njoftuar se u është marrë parasysh dhe u është pranuar aplikimi për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, me procedurë të përshpejtuar, transmeton Gazeta Express.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të flasë sot para eurodeputetëve. Kuvendi atje njofton se është pranuar edhe dokumenti i nënshkruar nga Presidenti, për anëtarësim në BE.

“Sot, me 1 mars, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do t’u adresohet deputetëve të Parlamentit Evropian”.

“Aplikacioni i nënshkruar për hyrjen e Ukrainës në BE, me procedura të përshpejtuara, u pranua dhe u mor parasysh. Fjalimi i Presidentit do të transmetohet me video”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga faqja zyrtare e Parlamentit të Ukrainës në Twitter.

Zelensky, i shoqëruar nga kryeministri ukraianas, nënshkroi dje aplikimin për anëtarësim, derisa ekipi i tij po negocionte me ekipin e Rusisë në kufi të Bjellorusisë.

Ukraina, në gjendje lufte, i ka intensifikuar kërkesat e saj për afrim me Perëndimin, duke kërkuar anëtarësim në NATO dhe BE. /Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...