Vazhdojnë sulmet në Harkiv dhe Kiev të Ukrainës

PUBLIKUAR

Sulmet ruse në qytetin Harkiv të Ukrainës dhe kryeqytetin Kiev vazhduan gjatë natës së 28 shkurtit dhe mëngjesit të 1 marsit.

Në Harkiv, ushtria ruse po hidhte në erë nënstacione, tha kryebashkiaku i qytetit, Ihor Terekhov.

Sulmet thuhet se po shkaktonin probleme me furnizimin me energji elektrike dhe ujë.

Ndërkohë, trupat ruse thuhet se po përparonin drejt kryeqytetit.

“Situata mbetet e tensionuar”, shkroi Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës në Facebook.

Të hënën, sulmet në Harkiv lanë të paktën 11 persona të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, me 87 objekte banimi të shkatërruara.

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës nisi më 24 shkurt dhe u pësua me një varg sanksionesh që vendet e Perëndimit i vunë Rusisë.

Më 28 shkurt, negociatorët nga Kievi dhe Moska kanë zhvilluar bisedime në Bjellorusi me qëllim të dhënies fund të konfliktit. Rusia ka thënë se të dyja palët janë pajtuar për të zhvilluar diskutime dhe do të takohen sërish “në ditët në vijim”

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...