Zelensky flet për raundin e dytë të negociatave me Rusinë

PUBLIKUAR

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se një raund i dytë negociatash me zyrtarët rusë do të “bëhet në të ardhmen e afërt”.

Zyrtarët rusë dhe ukrainas u takuan sot në raundin e parë të diskutimeve pranë kufirit Bjellorusi-Ukrainë.

“Delegacionet ukrainase dhe ruse zhvilluan raundin e parë të negociatave në zonën e kufirit Ukrainë-Bjellorusi me qëllim gjetjen e bazës së përbashkët për armëpushimin më të shpejtë. Palët diskutuan në detaje një sërë temash kyçe për të cilat ata kanë perspektiva për gjetjen e vendimeve të pranueshme reciproke”, tha Zelensky.

“U mor një vendim që menjëherë të zhvillohen konsultime shtesë në kryeqytetet e shteteve. Pas kësaj, raundi i dytë i negociatave të palëve ukrainase dhe ruse do të zhvillohet në të ardhmen e afërt,” ka shtuar ai, transmeton Fox News.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...