Zelensky ua rrit rrogën ushtarëve ukrainas në 3 mijë euro, paga e tij është 832 euro

PUBLIKUAR

Presidenti i Ukrianës, Volodymir Zelensky, ka njoftuar se do ua rrisë rrogat ushtarëve ukrainas në 3 mijë euro në muaj, duke thënë se po e bën këtë për t’ua bërë me dije se sa populli ukrainas u janë mirënjohës atyre.

“Duhet ta kuptojmë se për momentin gjëja më e rëndësishme është të jesh një ushtar, që të mbrojmë shtetin, dhe për këtë dua që ata të paguhen siç duhet për këtë punë”, tha presidenti ukrainas në adresimin e tij, transmeton Klankosova.tv.

“Ne do të paguajmë ushtarët tanë të armatosur deri në 3 mijë euro në muaj. Nuk po e bëj këtë që të dëgjoj falënderime nga ata, por që t’ua bëj me dije se kombi u është mirënjohës atyre”, u shpreh tutje ai.

“Dhe kështu do të jetë deri në fund të luftës. Rroftë Ukraina!”.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...