Ukraina: Ushtria ruse e ka shkatërruar avion më të madh në botë

PUBLIKUAR

Avioni më i madh në botë Antonov An-225 është shkatërruar nga ushtria ruse. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Avioni i mallrave qëndronte në aeroportin pranë Kievit me të njëjtin emër, “Antonov”, për të cilin u zhvilluan luftime të ashpra një ditë më parë, me dy palët që pretendonin se kishin kontrollin e tij.

“Ky ishte avioni më i madh në botë, AN-225 “Mriya” (“Ëndrra” në ukrainisht). Rusia mund të ketë shkatërruar ‘Mriya’ tonë. Por ata kurrë nuk do të jenë në gjendje të shkatërrojnë ëndrrën tonë për një shtet të fortë, të lirë dhe demokratik evropian. Ne do të triumfojmë!”, ka shkruar Kuleba

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...