Vazhdojnë ndëshkimet ndaj Putinit, e suspendon Federata Ndërkombëtare e Xhudos

PUBLIKUAR

Vladimir Putin po ndëshkohet nga të katër anët e botës pas vendimit që e mori për ta sulmuar ushtarakisht Ukrainën.

Goditjen e fundit, presidenti rus e mori sot nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF), shkruan “Gazeta Express”.

Në fakt, IJF ka dalë sot me një njoftim zyrtar, përmes së cilit njofton se “si rezultat i konfliktit në Ukrainë, Federata Ndërkombëtare e Xhudos vendos ta suspendojë Vladimir Putinin nga statusi i Presidentit të Nderit dhe të Ambasadorit të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos”.

Putin ka qenë xhudist në të kaluarën, ndërsa është parë edhe duke e ushtruar ekipin rus të xhudos në një stërvitje në Sochi të Rusisë në shkurt të vitit 2019.

Në ditët e fundit, Rusia ka marrë goditje të njëpasnjëshme në botën e sportit.

Ky vend po konsiderohet “non grata” nga shtetet tjera pas sulmeve ushtarake ndaj Ukrainës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...