Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy dhe presidenti amerikan Joe Biden diskutuan që Shtetet e Bashkuara të ofrojnë “ndihmë konkrete të mbrojtjes”, sipas Zelenskyy.
Kështu u shpreh ky i fundit nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter.
“Forcimi i sanksioneve, ndihma konkrete për mbrojtjen dhe një koalicion kundër luftës sapo janë diskutuar me presidentin Biden. Faleminderit ShBA për mbështetjen e fortë për Ukrainën”, shkroi ai.


