Zelensky njofton për një koalicion anti-Putin me Macronin e Erdoganin

PUBLIKUAR

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka njoftuar se ka biseduar me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan rreth sanksioneve konkrete kundër Rusisë, shkruan Gazeta Express.

Zelensky tha po ashtu se i është premtuar ndihmë ushtarake nga Komisioni Evropian, Franca, Turqia dhe Austria.

 

“Ne po e krijojmë një koalicion anti-Putin. Fola me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan rreth sanksioneve konkrete dhe ndihmës konkrete për ushtrinë tonë. Ne jemi në pritje të veprimeve vendimtare”, shkroi presidenti ukrainas në Twitter.

Ukrainasit u zgjuan sot duke e parë vendin e tyre të pushtohet nga tri anët, pasi kishte filluar një sulm i gjerë i forcave ruse para agimit.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...