Sirenat paralajmëruese bien në qendër të Kievit

PUBLIKUAR

Sirenat paralajmëruese po bien në qendër të Kievit. Qytetarë të shumtë tashmë kanë filluar të largohen nga vendi për shkak të sulmit rus, përcjell Gazeta Express.

Vladimir Putin po e bën atë që ka paralajmëruar muajve dhe javëve të fundit Perëndimi. Në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes ai filloi invazionin me trupat ruse dhe hodhi raketa në territorin e vendit fqinj Ukrainës, duke e nisur kështu një luftë të re në Europë, pasojat e së cilës janë të paparashikueshme.

Nga Ukraina u raportua se për disa orë luftë, mbetën të vrarë qindra. Perëndimi e dënoi ashpër këtë akt agresioni dhe paralajmëroi se Moska do të paguaj shtrenjtë.

Me veprimet e diktatorit rus bota po i sheh edhe një herë skenat e tmerrshme – kolonat e refugjatëve që po largohen nga vendet dhe qytetet e tyre nga frika. Si do ta ndalë bota Putinin?

 

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...