Ky është çifti nga Lipjani që humbi jetën mbrëmë në Mazgit

PUBLIKUAR

Mbrëmë një aksident trafiku ia mori jetën Shpejtim Fazliut dhe bashkëshortes të tij nga Poturovci i Lipjanit, shkruan IndeksOnline.

Në aksident ishin të përfshira dy vetura në lëvizje në autostradën “Ibrahim Rugova” në drejtim Mazgit-Uglar.

Sipas policisë së Kosovës, në të lënduar janë edhe dy fëmijë që ishin në veturën e viktimave.

Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Po ashtu lëndime trupore, sipas policisë, ka marrë edhe ngasësi i veturës tjerër.

“Autostrada, Ibrahim Rugova (NN) 23.02.2022 – 22:40. Është raportuar se në kilometrin e 91 të autostradës drejtimi Mazgit-Uglar ka ndodhë aksident trafiku me fatalitet në të cilin kanë qenë të përfshira dy vetura udhëtarësh me targa vendore me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kanë pësuar drejtuesi i njërës veturë së bashku me pasagjeren të cilët kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar dy fëmijë të cilët kishin qenë në të njëjtën veturë si dhe ngasësi i veturës tjetër. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor ku njëri fëmijë është në gjendje të rëndë shëndetësore. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekja e viktimave, prokurori kujdestar dhe zjarrfikësit. Me urdhër të prokurorit dy trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...