Deklarata e plotë e Bidenit për sulmin e Rusisë në Ukrainë

PUBLIKUAR

Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka quajtur sulm të pajustifikuar vendimin e homologut rus, Vladimir Putin, për shpalljen e operacionit ushtarak në rajonin Donbas të Ukrainës.

Ai tha se “lutjet e gjithë botës janë me popullin e Ukrainës” dhe se “bota do të kërkojë llogari nga Rusia”.

Lexoni më poshtë deklaratën e plotë të Bidenit:

Sonte, lutjet e gjithë botës janë me popullin e Ukrainës përderisa po pësojnë një sulm të paprovokuar dhe të pajustifikuar nga forcat ushtarake ruse. Presidenti Putin ka zgjedhur një luftë të paramenduar që do të sjellë humbje shkatërruese të jetës dhe do të shkaktojë vuajtje të njerëzve. Vetëm Rusia është përgjegjëse për vdekjen dhe shkatërrimin që do të sjellë ky sulm dhe Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët e saj do të përgjigjen në një mënyrë të bashkuar dhe të vendosur. Bota do të kërkojë llogari nga Rusia.

Sonte, unë do të monitoroj situatën nga Shtëpia e Bardhë dhe do të vazhdoj të marr përditësime rregullisht nga ekipi i sigurisë kombëtare. Nesër në mëngjes do të takohem me homologët e mi të G7 dhe pastaj do të flas me popullin amerikan për të njoftuar për pasojat e mëtejshme që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët tanë do t’ia imponojmë Rusisë për këtë akt të panevojshëm agresioni kundër Ukrainës dhe paqes dhe sigurisë globale. Gjithashtu do të koordinohemi me aleatët tanë të NATO-s për të siguruar një përgjigje të fortë dhe të bashkuar që pengon çdo agresion kundër Aleancës. Jill dhe unë sonte po lutemi për popullin e guximshëm dhe krenar të Ukrainës.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...