Vdes personi që u aksidentua dy ditë më parë në Lipjan

PUBLIKUAR

Ka ndërruar jetë një person që u aksidentua dy ditë më parë në Lipjan.

Policia bën me dije përmes raportit se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku të mërkurën, transmeton Klankosova.tv.

“I dyshuari mashkull  kosovar duke drejtuar automjetin nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge. Si pasojë  e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer mashkull  kosovar të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Me datën 23.02.2022 – 05:18 drejtuesi i automjetit si pasoj e lëndimeve ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet tutje në raport.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...