Reagon ashpër kancelari gjerman: Rusia ta ndalë menjëherë sulmin ushtarak, kjo është e tmerrshme

PUBLIKUAR

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se Rusia duhet të ndalojë menjëherë veprimin ushtarak ndaj Ukrainës. Veprimin e presidentit rus Vladimir Putin e ka quajtur të pamatur, teksa thekson se populli gjerman solidarizohet me popullin e Ukrainës.

Kancelari gjerman Scholz, reagimin e ka bërë në profilin e tij në Twitter, transmeton Express, duke theksuar se dita e sotme është e zezë për Evropën.

“Sulmi rus ndaj Ukrainës është një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar. Nuk ka asnjë justifikim për të. Gjermania dënon këtë akt të pamatur të Presidentit Putin në termat më të ashpër të mundshëm. Solidariteti ynë është me Ukrainën dhe popullin e saj. Rusia duhet të ndalojë menjëherë këtë veprim ushtarak. Në kuadër të G7, NATO-s dhe BE-së, ne do të koordinohemi nga afër sot. Kjo është një ditë e tmerrshme për Ukrainën dhe një ditë e zezë për Evropën”, ka shkruar kancelari. /Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...