Situata në Ukrainë, Papa Françesku: Skenarë alarmues, politikanët të reflektojnë

PUBLIKUAR

Papa Françesku ka shprehur dhimbjen e tij për situatën në Ukrainë,  e cila rrezikohet nga një pushtim rus, ndërsa Vladimir Putin ka shpallur pavarësinë e dy zonave. Skenarët janë gjithnjë edhe më alarmues, tha Papa dhe kërkoi reflektim nga politikanët.

“Dhimbje e madhe në zemër për përkeqësimin e situatës në Ukrainë. Pavarësisht përpjekjeve diplomatike të javëve të fundit, po hapen skenarë gjithnjë e më alarmantë”, deklaroi ai.

“Ashtu si unë, kaq shumë njerëz në mbarë botën po përjetojnë ankth dhe shqetësim. Edhe një herë, nënvizoi Papa – paqja e të gjithëve kërcënohet nga interesat partiake. Dëshiroj t’u bëj thirrje atyre që kanë përgjegjësi politike të bëjnë një ekzaminim serioz të ndërgjegjes përpara Zotit që është Perëndia i paqes dhe jo i luftës”. “Ati i të gjithëve do që ne të jemi vëllezër, jo armiq“, mbylli mesazhin e tij Ati i Shenjtë. /abcnews.al

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...