Pas SHBA’së edhe BE-ja bën publike sanksionet kundër Rusisë

PUBLIKUAR

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se paketa e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë do t’i godasë 351 anëtarët e Dumës së shtetit rus të cilët votuan për njohjen e dy rajoneve separatiste, Luhanskut dhe Donetskut.

Borrell këtë e bëri të ditur përmes një cicërimë në Twitter, ku tha se kjo do të jetë si përgjigje të veprimeve të paligjshme të Rusisë kundër Ukrainës.

“Sot, ne biem dakord me unanimitet, t’i përgjigjemi me forcë veprimeve të paligjshme të #Rusisë kundër #Ukrainës . Paketa e sanksioneve të BE-së do të godasë:

📍351 anëtarë të Dumës shtetërore Ruse, të cilët votuan për njohjen e të ashtuquajturave LPR dhe DPR. (1/4)

📍27 individë dhe entitete që po minojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e # Ukrainës. Kjo do të përfshijë sektorët politikë, ushtarakë, biznes dhe media. (2/4)

*Nuk do të ketë më: Shopping në #Milano Festa në #SaintTropez Diamonds in #Antwerp Ky është hapi i parë #WeStandUnited

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...