Edhe në këtë vit, si dhe në dy vitet paraprake nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët “Vëllezërit Frashëri”, në Lipjan të talentuar në fushën e robotikës nën përkujdesjen dhe mentorimin e arsimtarit Hajriz Rashiti kanë marrë pjesë në garat ndërkombëtare ASEF (Albanian Science Education and Fair) organizuar në Tiranë.
Pjesmarrës ishin mbi 800 garues nga katër shtete (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Mali i Zi) në kategori të ndryshme.
Nxënësit nga shfmu “Vëllezërit Frasheri”, morren pjesë me tri projekte inovative në kategorinë Robotikës and Science të ideuara dhe realizuara nga vetë ata karshi situatave të kohës dhe nevojave të komunitetit.
Këto projekte u çmuan shumë si nga juria po ashtu edhe nga të pranishmit dhe të tri projektet u vlërsuan me medalje.
Urime nxënësve dhe mësimdhënësve lipjanas për këtë sukses të tillë.



