Izraeli mbyll ambasadën në Kiev, zhvendos stafin në Lviv

PUBLIKUAR

Izraeli është bërë vendi i radhës, i cili e ka zhvendosur stafin diplomatik nga kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, drejt qytetit më perëndimor të Lviv-it.

Lajmin e ka dhënë vetë ministria e Jashtme izraelite, nëpërmjet një njoftimi zyrtar.

Sipas këtij njoftimi, Izraeli është i përgatitur për çdo zhvillim, përfshi edhe skenarit për një evakuim nëpërmjet rrugëve tokësore.

Takime janë mbajtur me delegacionet e vendeve të tjera si Polonia, Sllovakia, Rumania, Moldavia apo Hungaria, në mënyrë që në rast eventual të një largimi të mundshëm tokësor, të mos krijohen problematika me tranzitin e stafit.

Ky vendim i izraelitëve, vjen fill pas atij amerikan, ku diplomatët u zhvendosën me urdhër të prerë drejt Lviv-it. Më pas, ata kaluan edhe një fazë tjetër ku u zhvendosën drejt Polonisë, për arsye të mëtejshme sigurie. Ndërsa në Lviv, pritet të rikthehen sërish për të vijuar asistencën konsulore.

Për sa i përket Izraelit, shqetësim është shfaqur edhe për shtetasit izraelitë, të cilët gjenden në Ukrainë. Sipas përllogaritjeve nga Ministria e Jashtme, rreth 3 mijë persona janë kthyer pas thirrjeve, ndërsa 10 deri në 15 mijë të tjerë, janë brenda kufijve ukrainas.

Kërkesat për fluturime “shpëtimi”, kanë qenë shumë të ulëta, ndaj shteti izraelit nuk ka ndërmarrë të tilla.

Sakaq, pritet që pas tensioneve diplomatike, të ketë edhe shpallje të sanksioneve të reja ndaj Moskës, nga gjithë superfuqitë perëndimore.

/Albanianpost.com

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...