Mbretëria e Bashkuar merr këtë vendim ndaj Rusisë

PUBLIKUAR

Mbretëria e Bashkuar do të shpallë sanksione të reja ndaj Rusisë si rezultat i vendimit të saj për të njohur pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut dhe për të dërguar forca ushtarake në Ukrainë, tha Barbara Woodward, ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në OKB.

“Do të ketë pasoja të rënda ekonomike për veprimet e saj,” tha Woodward në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Woodward tha se veprimet e Rusisë “do të kenë pasoja të rënda dhe të gjera” për jetën njerëzore, për sovranitetin e Ukrainës dhe për të drejtën ndërkombëtare raporton “CNN”. “Këshilli duhet të jetë i bashkuar për t’i bërë thirrje Rusisë për të de-përshkallëzuar menjëherë, për të dënuar agresionin kundër një kombi sovran dhe për të mbrojtur integritetin territorial të Ukrainës,” tha Woodward. / abcnews.al

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...