Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ndarë mirënjohje për skiatorin Kosovar Albin Tahiri për përfundimin me sukses dhe rezultatet e treguara në garën e sllallomit të madh në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.
Kryetari Ahmeti ka thënë se është ndjenjë e veçantë për Lipjanin që ka djem që me sukseset e tyre na bëjnë të ndihemi krenar.
Për skitarin tonë është pozita më e mirë në karrierën e tij në Lojërat Olimpike Dimërore dhe po ashtu rezultati më i mirë për Kosovën.



