Paralajmërimi i fortë i SHBA-së: Rusia është në prag të sulmit ndaj Ukrainës

PUBLIKUAR

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të dielën se të gjitha shenjat të lënë të kuptosh se Rusia është në prag të sulmit ndaj Ukrainës, megjithatë u angazhua se Uashingtoni do të bënte të gjitha përpjekjet diplomatike deri në minutën e fundit për të parandaluar një ndërhyrje ruse.

“Gjithçka që po shohim sugjeron se situate është shumë serioze, se jemi në prag të një pushtimi. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta parandaluar një gjë të tillë”, tha ai në një intervistë për televizionin CNN.

Zoti Blinken tha se Perëndimi ishte i përgatitur nëse Moska sulmon Ukrainën.

“Ne do të përdorim çdo mundësi dhe çdo minutë që kemi në dispozicion për të parë nëse diplomacia mund ta frenojë Presidentin (Vladimir) Putin,” tha ai.

Zoti Blinken tha se takimi i tij i planifikuar me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov për javën e ardhshme do të mbahej për sa kohë që Moska nuk sulmon.

Ndërkohë Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Biden do të bëjë një mbledhje të dielën me Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar mbi Rusinë dhe Ukrainën.

Zoti Blinken përsëriti qëndrimin e Uashingtonit se ndikimi parandalues i sanksioneve do ta humbiste vlerën nëse ato vendosen përpara një sulmi të mundshëm, pavarësisht nga thirrja e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy të shtunën për t’i vënë ato në zbatim.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe homologu rus Vladimir Putin ranë dakord në një telefonatë të dielën mbi nevojën për të gjetur një zgjidhje diplomatike për krizën në Ukrainë, tha zyra e zotit Macron të dielën.

Ministrat e jashtëm të dy vendeve pritet të takohen të bëjnë një bisedë telefonike të hënën dhe do të punojnë për një samit të mundshëm në nivelin më të lartë me Rusinë, Ukrainën dhe aleatët për të vendosur një rend të ri sigurie në Evropë, tha pallati Elysee.

Udhëheqësit perëndimorë kanë paralajmëruar për një pushtim të afërt rus të Ukrainës, duke vlerësuar se më shumë se 150,000 trupa ruse kanë rrethuar vendin. /VOA/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...