Mediat ndërkombëtare kanë raportuar mbi lëshimin e disa predhave mëngjesin e sotëm në zonën e kontaktit mes rebelëve të mbështetur nga Rusia si edhe ushtrisë së Ukrainës, gjë që rriti frikën se kjo mund të përdorej si shkak për mësymjen e ushtrisë ruse.
Rrebelët dhe ushtria ukrainase kanë shkëmbyer akuza të ndërsjellta mbi burimin e këtyre predhave ku secila palë ka akuzuar tjetrën, por disa foto të nxjerra sëfundmi nga gazetarë të pavarur tregojnë se predhat kanë ardhur nga zona e rebelëve.
Autoritetet ukrainase e kanë vlerësuar këtë një akt të posaçëm për të krijuar një shkak që çon në futjen e ushtrisë ruse në Ukrainë.
Siç duket edhe në foto, drejtimi i shpërthimit të predhës tregon se ajo është lëshuar nga një artileri nga ana e rrebelëve shprehet Eliot Giggings, një ndër krijutesit e platformës së famshme “Bellingcat”, e cila është e specializuar në verifikimin e fakteve përmes geolocation.
Rusia është shprehur se ka tërhequr trupat nga kufiri me Ukrainën, gjë që NATO dhe SHBA-të e mohojnë. Madje, autoritetet britanike shkojnë edhe më tej duke thënë se në fakt, trupat ruse në kufi me Ukrainën janë shtuar gjatë këtyre dy ditëve të fundit duke dhënë alarmin për një pushtim të mundshëm rus, i cili mund të nisë edhe si një reagim ndaj këtyre bombardimeve. /abcnews.al
Thanks to @Taras_Syniuk who pointed out this image of the crater. It gives a clear view of the spray pattern, which is consistent with the incoming fire coming from the south. This would be in the direction of Russian backed separatist frontlines. https://t.co/LPi30kUfFB pic.twitter.com/xAlAAKMjgl
— Eliot Higgins (@EliotHiggins) February 17, 2022
Під обстрілом бойовиків у Станиці Луганській опинився дитячий садок, а в сусідньому будинку повилітали вікна
Фото: Анастасія Горпінченко/Громадське радіо pic.twitter.com/QE2Nos3Qxy— Громадське радіо (@HromadskeRadio) February 17, 2022


