300 milionë euro për të gjykuar 10 shqiptarë?

PUBLIKUAR

300-milion-euml-euro-p-euml-r-t-euml-gjykuar-10-shqiptar-euml-video_hd

Publikimi i raportit të kryeprokurorit Clint Williamson, nga Task-Forca Speciale për Hetime, që nuk ka arritur pas tri vitesh hetime të gjejë dëshmi dhe prova për trafikim organesh, ka nxitur reagime të diplomatëve brenda Bashkimit Evropian.

Së paku në dy ambasada të vendeve të BE-së në Prishtinë, që janë kujdesur për krijimin e Gjykatës Speciale, të mërkurën është diskutuar për nevojën e ridizajnimit të saj.

Burime të Top Channel në institucionet kosovare, kanë bërë të ditur se zyrtarë të lartë të qeverisë së Holandës, vendi ku është planifikuar vendosja e Gjykatës Speciale, kanë thënë se nuk ka kuptim që të shpenzohen 300 milionë euro për një gjykatë, e cila do të gjykonte 10 persona vetëm për krime lufte.

Të njëjtat burime kanë treguar se diplomatët e BE-së janë të zhgënjyer, që e gjithë lëvizja e nisur nga senatori zviceran, Dick Marty, po rezulton me vetëm një aktakuzë, të cilën mund ta menaxhojnë prokurorët dhe gjyqtarët e EULEX-it në Prishtinë, pa pasur nevojë për formimin e Gjykatës Speciale.

Edhe ekspertë të jurisprudencës vlerësojnë se gjetjet e raportit të kryeprokurorit Williamson nuk kanë nevojë për një Gjykatë Speciale.

Juristi dhe profesori Vigan Qorolli, i cili në kohën e miratimit të Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës ka punuar si këshilltar në Ministrinë e Drejtësisë, ka treguar për Top Channel se që nga fillimi Gjykata Speciale është shoqëruar me kontradikta, që kanë çuar deri te një “ekstra ligjshmëri” të saj.

“Ky ridizajnim duhet të çojë në krijimin e një dhome të posaçme, ndoshta brenda juridiksionit kombëtar, që mos ta ketë në formën aktuale të atij legaliteti i cili Gjykatën Speciale e bën edhe kontradiktore, por edhe trup ekstra legal”, tha Vigan Qorolli, jurist.

Edhe Qeveria e Kosovës, në deklaratën e saj për raportin e prokurorit Williamson, nuk e ka përmendur askund Gjykatën Speciale, por nevojën për krijimin e një Dhome të Veçantë, në kuadër të juridiksionit kosovar. /Top Channel/

SHIKO MË SHUMË

8 raste të reja me fruth në Kosovë, IKSHPK apel për vaksinim urgjent

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se në periudhën 16–30 prill...

Gjini pas takimit për datën e zgjedhjeve: Pati dakordancë për 7 qershorin

Ardian Gjini nga AAK-ja, pas takimit konsultativ me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena...

Hamza para takimit me Haxhiun: Për ne është e pranueshme cilado datë për zgjedhjet e reja

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza tha se nuk kanë ndonjë datrë...