Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e 56-vjeçarit në Lipjan

PUBLIKUAR

Një 56-vjeçar ka vdekur. Policia e Kosovës ka njoftuar se hetimet kanë nisur për këtë rast, ndërsa një mjek është suspenduar.

Përmes një njoftimi për media, policia ka njoftuar se hetimet për rastin kanë filluar, ndërsa viktima 56-vjecar është dërguar për obduksion.

“Hetim mbi vdekjen Prishtinë, 05 shkurt 2022 – Sot kemi pranuar informatën, për një rast të vdekjes së dyshimtë të ndodhur në QKUK në Prishtinë. Bëhet fjalë për personin: M.G,  mashkull, 56 vjeç  nga rrethina e Lipjanit. Me të marrë informatën policia ka filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore  me synim sqarimin e rrethanave të rastit. Megjithë dyshimet e ngritura, policia me  kujdes të  shtuar po heton rastin  dhe  po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore në koordinim me prokurorin e shtetit që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes, përderisa trupi i pajetë i viktimës është është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

 

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...