13 gra shtatzëna po trajtohen për Covid-19 në Klinikën Gjinekologjike

PUBLIKUAR

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se 13 gra shtatzëna janë duke u trajtuar për Covid-19 në Klinikën e Gjinekologjisë, shkruan Gazeta Express.

Në njoftim thuhet se, nga raportimet e klinikave Covid-19 dhe spitaleve të përgjithshme të datës 1 shkurt 2022 rezulton se të shtrirë nga Covid-19 janë 216 pacientë.

215 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 1 pacient i negativizuar.

Më tej, në  njoftim thuhet se 141 pacientë janë me oksigjeno-terapi, në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 5 pacientë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...