Po vazhdon të jetë i hapur për aplikim Programi i Vetëpunësimit për të riatdhesuar

PUBLIKUAR

Faza e dytë e Programit të Vetëpunësimit në mbështetje të punëkërkuesve të riatdhesuar në Kosovë, po vazhdon të jetë e hapur për aplikim.

Ministria e Financave Punës dhe Transfereve (MFPT)/Agjencia e Punësimit e Republikës së  Kosovës (APRK) në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP),  mbështetur nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)/Departamenti për Riintegrimin e  Personave të Riatdhesuar (DRPR), nëpërmjet Programit të Vetëpunësimit do të përkrahë personat e riatdhesuar për hapjen e bizneseve të tyre, me mbështetje me mjete/pajisje teknike në kuadër të Programit.

Programi do të jetë i hapur për aplikim deri më 15 shkurt 2022.

Informata shtesë dhe Formulari i Aplikimit mund të gjenden në:

https://aprk.rks-gov.net  dhe në secilën Zyre të Punësimit në Kosovë.

MFPT/APRK, në bashkëpunim me partnerët e saj siç është UNDP, nëpërmjet Projektit për Programet Aktive të Tregut të Punës (PATP) në vazhdimësi ka mbështetur punëkërkuesit në Kosovë në hapjen e biznese të tyre, në fusha të ndryshme të tregut të punës.

SHIKO MË SHUMË

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...