Haziri: LDK-ja është parti institucionaliste, s’dalim në protesta

PUBLIKUAR

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri, ka thënë se LDK-ja është parti institucionaliste, kur është pyetur rreth kritikave ndaj partisë së tij për mos pjesëmarrje në protestën e së shtunës kundër shtrenjtimit të rrymës të organizuar nga Partia Social Demokrate.

“S’duhet të kritikohemi pse s’kemi dalë në rrugë, sepse nuk njehmi si parti e tillë, ne jemi parti institucionaliste”, tha Haziri për Albanian Post.

Por, ai ka theksuar se LDK-ja di të protestojë dhe se këtë e ka dëshmuar ndër vite.

“Ne rezistencën politike e kemi bërë me protesta, por kundër një regjimi politik që nuk ekziston më në Kosovë”, shtoi ai.

Megjithatë, ai vuri në pah se partia e tij është kundër shtrenjtimit të rrymës, por këtë pakënaqësi s’kanë në plan ta shprehin me protesta.

“Ne politikisht do të vazhdojmë ta kundërshtojmë me gjitha mjetet brenda institucioneve të shtetit”.

“Ky është qëndrimi deri në këtë moment, se çfarë mund të ndodh më vonë do të jetë çështje e vlerësimeve të kryesisë së partisë”.

Të shtunën e 29 janarit është mbajtur protesta e thirrur nga Partia Socialdemokrate e Kosovës, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, ndërsa disa nga anëtarët e Partisë Socialdemokrate janë përplasur me Policinë e Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...