KEDS vendos pajisje për detektimin e prishjeve në linjen Prizren-Zhur

PUBLIKUAR

KEDS ka njoftuar se ka nisur modernizimi i linjës së furnizimit me energji nga Prizreni në Zhur, me integrimin e pajisjes që detekton prishjet, raporton Indeksonline.

“Më herët, kur në këtë linjë paraqitej ndonjë defekt, ekipet detyroheshin ta përcjellin në këmbë komplet gjatësinë e saj dhjetëra kilometërshe në mënyrë që të lokalizohej ajo, ndërkaq tash defekti do të lokalizohet në momentin që ndodh, përmes monitorimit nga distanca” thuhet në njoftim.

Sipas KEDS-it, kjo do të ndikojë në zvogëlimin e kohëzgjatjes së ndërprerjeve të energjisë, lokalizimin e shpejtë, rritjen e efikasitetit dhe intervenimin e menjëhershëm të ekipeve.

“Pajisja elektronike do të monitorojë gjatë tërë kohës linjën ajrore dhe do të ofrojë informacion të saktë rreth avarisë në Qendrën Kryesore të Kontrollit – SCADA ndërkaq indikatorët e instaluar në një pozicion strategjik, do të mundësojnë që ekipet lehtësisht ta shohin nga distanca përmes dritës (LED) vezulluese që do të ndezet” thuhet tutje në njoftim.

Pajisja funksionon asisoj që në rast se defekti ka ndodhur midis nënstacionit të furnizimit dhe vendit se ku janë vendosur indikatorët atëherë do të nënkuptohet që prishja ka ndodhur në atje pjesë.

Pra, në momentin që ndodh ndonjë e papritur, në qendrën SCADA do të pranohet një mesazh alarmi, i cili do të ofrojë informata të sakta rreth ndodhisë në rrjet.

KEDS ka bërë me dije se do të vazhdojë instalimin e detektorëve edhe në linjat tjera problematike.

SHIKO MË SHUMË

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...

Djali i Jakup Krasniqit e viziton atë në Hagë: Kanë mbetur edhe pak javë deri te vendimi përfundimtar

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot e ka...

Pritjet në kufi, gjendja sot nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pikat kufitare të Kosovës paraqiten pa fluks mëngjesin e sotëm, pa kolona të automjeteve...