Covid-19|Rregulla të reja për të hyrë në Slloveni

PUBLIKUAR

Për shkak të shkurtimit të karantinës nga dhjetë në shtatë ditë, është eliminuar mundësia e ndërprerjes së parakohshme të karantinës me test negativ PCR në Slloveni dhe çdo person që futet brenda kufijve, jo tranzit, do të duhet të izolohet për shtatë ditë, ka thënë zyra e komunikimit e qeverisë.

Ata që janë vaksinuar me dozat e nevojshme dhe ata që kanë kaluar COVID-19 dhe kanë një test negativ PCR, nuk e kanë të detyrueshëm izolimin.

Autoritetet shëndetësore thanë të shtunën se 7.580 infeksione të reja ishin konfirmuar në 24 orët e fundit, numri më i lartë i infeksioneve ditore që nga fillimi i pandemisë dhe pesë të tjerë kishin vdekur.

Sipas të dhënave të qeverisë, aktualisht janë 514 pacientë në spitale, 156 prej të cilëve në reparte të terapisë intensive.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...