Tmerr në Tajvan nga tërmeti 6.4 ballësh (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Sipas shërbimit gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, një tërmet i fuqishëm prej 6.4 ballë të Rihterit ka prekur Tajvanin, ku epiqendra e këtij tërmeti besohet të jetë rreth 31 kilometra në juglindje të vendit në qytetin T’ai-nan.

Fillimisht ishte raportuar se fuqia e tërmetit ishte 6.7 ballë të Rihterit, por pas raporteve të shërbimeve gjeologjike është konstatuar se është paksa më i vogël, transmeton Telegrafi.

Ende nuk ka asnjë informacion lidhur me viktima, por zyrtarët qeveritar kanë konfirmuar lajmin se një ndërtesë në T’ai-nan, një qytet me dy milionë banorë, është shembur.

Zyrtarët qeveritar, gjithashtu kanë bërë të ditur se ekipet emergjente i janë përgjigjur thirrjeve të qytetarëve, dhe se aktualisht gjenden në ato zona që besohet të jetë dëgjuar më shumë tërmeti. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Parlamenti Evropian i bën thirrje Kosovës për reforma dhe institucione funksionale

Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Kosova që të përshpejtojë reformat që lidhen me integrimin...

Vdekja e të riut në kantierin e ndërtimit në Prishtinë, Inspektorati sqaron kompetencat dhe paralajmëron masa ligjore

Inspektorati Qendror i Punës ka reaguar pas aksidentit të rëndë në një kantier ndërtimi...

Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e...